Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Serbi të enjten, më 19 maj.
Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të Këshillit Evropian, njofton Klankosova.tv.
Në Beograd, ai do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Vizita do të shënojë fillimin e turneut treditor të Michel në Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit ai do të udhëtojë edhe në Shqipëri.
Në agjendën e udhëtimit të zyrtarit të lartë evropian askund nuk figuron Kosova.

Turneu i Michel në Ballkanin Perëndimor përfundon në Bosnjë dhe Hercegovinë të shtunën më 21 maj.
Ende nuk dihet se cilat do të jenë temat e takimeve gjatë këtij turneu të presidentit të Këshillit Evropian.
Por gjatë vizitës së tij në Bruksel, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq njoftoi se në ditët në vijim do të vijnë vizita të rëndësishme të zyrtarëve të BE-së në Serbi, gjatë të cilave do të diskutohet për përparimin e mëtejshëm të Serbisë në rrugën e integrimeve evropiane.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.