Gara më e rëndësishme e futbollit evropian për klube, do të vazhdojë edhe sonte.
Nëntë ndeshje tejet interesante do të transmetohen sonte në platformën më të madhe digjitale në Kosovë, Artmotion.
Vëmendja kryesore do të jetë nga ora 21:00 në Signal Iduna Park, ku do të përballen Dortmund dhe Barcelona.
Derisa në aksion do të jenë edhe futbollistët shqiptarë, si nga Kosova e po ashtu edhe nga Shqipëria.
Skuadra e Edon Zhegrovës, Lille sonte do të ballafaqohet me austriakët e Sturm Grazit, me fillim nga ora 18:45.
Në këtë takim nuk do të luajë Zhegrova, për shkak të një lëndimi.
E po ashtu sonte në fushën e blertë do të "zbarkojnë" edhe Albion Rrahmani, Qazim Laçi dhe Ermal Krasniqi.
Sparta e Pragës do të ballafaqohet me fillim nga ora 21:00 me holandezët e Feyenoordit.
Do të ketë përballje të tjera sikur ajo në mes të Juventusit dhe Manchester Cityt.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.