Dinamo Zagreb ku luan edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Arbër Hoxha, ka fituar në ndeshjen e rrethit të katërt në Champions League kundër Slovan Bratisllavës, me rezultat 1:4.
Hoxha në këtë ndeshje u inkuadra në minutin e 87-të në vend të Pjacas.
Të parët në epërsi kaluan vendasit, ku në minutin e pestë realizoi David Strelec.
Dhe pas kësaj furishëm veproj skuadra kroate duke i realizuar hiç më pak se katër gola, dy në pjesën e parë me Shpikiq dhe Suçiq dhe dy në të dytën me Kulenoviq.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.