Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka rezultuar sërish pozitiv në testin për COVID-19.
Challandes nuk do t'i udhëheq "Dardanët" as në ndeshjen kundër Moldavisë, që pritet të zhvillohet nesër nga ora 20:45 në stadiumin "Fadil Vokrri".
Ekipin kombëtar në ndeshjen kundër moldavëve do ta drejtojë ndihmësi i parë, Muharrem Sahiti.
Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e përzgjedhësit Challandes është shumë e mirë dhe vazhdon të jetë pa simptoma, njofton Federata e Futbollit të Kosovës përcjell Klan Kosova.
Njoftimi i plotë nga FFK:
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes do t’i mungojë ekipit edhe në ndeshjen e nesërme kundër Moldavisë. Në fakt, edhe në rezultatet e sotme në testin për Covid-19 përzgjedhësi Challandes ka dalë pozitiv. Kësisoj, ekipin kombëtar në ndeshjen kundër moldavëve do ta drejtojë ndihmësi i parë, Muharrem Sahiti. Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e përzgjedhësit Challandes është shumë e mirë dhe vazhdon të jetë pa simptoma.
Ndërkohë, për ndeshjen kundër Moldavisë është ftuar në Kombëtare edhe mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi. Ai tashmë iu ka bashkuar ekipit dhe do të jetë në dispozicion të trajnerëve për stërvitjen e sotme dhe për ndeshjen që zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.