Trajneri i Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes pas barazimit 1:1 kundër Moldavisë ka thënë se nuk është i kënaqur me rezultatin e arritur sonte.
Sipas tij, Kosova nuk kishte ide dhe filozofi të lojës.
“Është e qartë që nuk jam i kënaqur me rezultatin. Në fakt e kemi nisur mirë, por gjërat nuk ecën si duhet, përkundrazi pësuam një gol dhe më pas nuk shkoi ashtu siç duhej. Sot nuk ishte ide dhe filozofi të lojës”.
“Pjesa e dytë ishte më mirë. Provuam të luajmë më mirë, tentuam të luajmë edhe kah mesi i fushës, pasi nuk kishim sukses nga krahët, por edhe harkimet nuk dhanë rezultat”.
“Por, për mua nuk ka panik. Jemi vetëm në fillim të edicionit të garave dhe ne duhet të bëjmë një analizë, pavarësisht rezultatit për mënyrën që kemi luajtur”.
Challandes gjithashtu theksoi se futbollisti Milot Rashica ka pësuar një lëndim ku është dashur të zëvendësohet në pjesën e dytë.
“Rashica ka pësuar një lëndim, por nuk e di sa është serioze, sepse nuk jam doktor, dhe është dashur ta zëvendësoj. Ai e ka lënduar gjurin dhe stafi do të shikojë sesa është serioze lëndimi i tij”.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.