Princi Harry dhe Meghan Markle duan të modifikojnë shfaqjen e tyre në Netflix. Kjo kërkesë e çiftit mbretëror vjen pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabetë II.
Duka dhe Dukesha e Sussex-it kanë hasur në mosmarrëveshje me stafin e Netflix-it, ngaqë këta të fundit nuk po pranojnë të modifikojnë ndryshimet e kërkuara.
Shfaqja e tyre mund të qëndrojë për një kohë në sirtarët e gjigandit të transmetimit.
Një burim i brendshëm i ka thënë “Page Six”, se Harry dhe Meghan janë në panik nga përpjekjet për të zbutur gjuhën e përdorur, shkruan The Sun, transmeton KlanKosova.tv.
Lëvizet e Dukës, i cili tashmë ka marrë gjysmën e 35 milionë funtash nga marrëveshja me Netflix, vijnë mes frikës se disa seksione tani janë “të pandjeshme”.
Gjithashtu u zbulua se ai mori edhe një paradhënie prej 20 milionë dollarësh, për të vërtetat që zbuloi për herë të parë, të cilat do të jenë të botuara në libër.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.