Lajmet e fundit

Rodri tashmë ka dalë si emri favorit për ta fituar Topin e Artë.
Ai ka pasur një vit të mrekullueshëm me kombëtare dhe klub, pasi ka arritur të fitojë EURO 2024-shin me Spanjën dhe paraprakisht Premier Ligën me Manchester Cityn.
Mirëpo, një statistikë fantastike e ka trazuar rrjetin: Rodri ka fituar dyfish më shumë trofe sesa ka pësuar humbje – katër trofe, dy humbje.