Lajmet e fundit

Ekspertja e larjes së rrobave, Mary Marlowe Leverette, ka thënë se kur ju nuk i lani çarçafët tuaj, substanca të pakëndshme zënë vend në shtratin tonë. Fjala është për djersën, yndyrat e trupit, papastërtia e ditës e po ashtu edhe lëngje seksuale, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
Mary thotë se nëse çarçafët e shtratit nuk i pastroni rregullisht, dhe personi që fle në këta çarçafë të papastër ka një plagë apo gërvishtje, të gjitha këto substanca, mund t’i japin infeksion.
Po ashtu, të gjitha qelizat e lëkurës që mbesin në shtratin tuaj, mund t’ju shkaktojnë probleme me frymëmarrje.
