Lajmet e fundit

Kur Laura Hospes u shtrua në spital psikiatrik për shkak të depresionit, ankthit dhe një tentative vetëvrasjeje, ajo vendosi që të tregojë përmes fotografive se çfarë ndodh prapa dyerve të mbyllura në këtë vend, transmeton Klan Kosova.
Hosper filloi që të bëjë foto, kështu duke tentuar të tregojë se nëpër çfarë kalon një pacient që është në një spital psikiatrik.
Rezultati i projektit UCP-UMCG (emër ky nga spitali në të cilën Hospes ka qëndruar), është i mahnitshëm.
“Në fillim këto fotografi i bëja për vete”.
“Vetëm që të ballafaqohem me emocionet dhe që të kem mundësi ti shpreh përpara kamerës”.
“Kjo sepse unë nuk di të shpreh ndjenjat duke folur, kështu që në vend të bisedave unë jam munduar që emocionet t’i shpreh me fotografi”, është shprehur Hospes.
Ajo shpreson që me anë të këtyre fotografive, të i ndihmojë edhe të tjerët që janë në të njëjtën gjendje si ajo.
Hospes gjithashtu shprehet se është kundër asaj që njerëzit shfaqin në rrjete sociale.
“Më duket shumë e pavend që çdo kush tregon vetëm anën e mirë të jetës së tyre në internet, pra më duket sikurse është një botë fallco”, është shprehur Hospes.