Psikologët gjithmonë janë mundur që t’i shpjegojnë ëndrrat dhe kuptimin e tyre.
Psikologu Ian Wallace, ka interpretuar më shumë se 150 mijë ëndrra gjatë karrierës së tij 30 vjeçare, transmeton Klan Kosova.
Ai ka listuar disa ëndrra të cilat më së shpeshti ia kanë shpjeguar pacientët e tij.
Më poshtë mund t’i lexoni disa nga ëndrrat më të shpeshtë që pacientët ia kanë shprehur Wallace, kuptimin e tyre dhe çfarë ato ju sugjerojnë të bëni.
Të shohësh në ëndërr një dhomë të papërdorur
Çfarë do të thotë: Dhomat në një shtëpi paraqesin aspekte të ndryshme të karakterit tuaj. Pra, të shohësh një ëndërr një dhomë të papërdorur sipas psikologut Wallace do të thotë që ke një talent për të cilin nuk je i vetëdijshëm.
Çfarë duhet të bëni: Sa më shumë kohë që shpenzoni duke eksploruar talentet e juaja në gjumë, aq më shumë dyer do të hapen në jetën reale.
Kur humb kontrollin e veturës
Çfarë do të thotë: Vetura përfaqëson aftësitë që keni për të arritur progres në një çështje specifike. Në jetën reale, ju mund të ndjeni sikur nuk keni kontroll të mjaftueshëm në rrugën drejtë suksesit.
Çfarë duhet të bëni: Në vend se të mundoheni ta kontrolloni situatën, Wallace thotë që duhet të ia jepni kontrollin instikteve në mënyrë që të ju drejtojë në rrugën e juaj.
Rrëzimi
Çfarë do të thotë: Kur sheh vetën në ëndërr duke u rrëzuar sipas Wallace, do të thotë që jeni duke u munduar shumë për ta mbajtur në kontroll diçka të veçantë në jetën tuaj.
Çfarë duhet të bëni: Duhet të relaksoheni, në vend se të shqetësoheni për humbjen e kontrollit ndonjëherë është më mirë që ta lejoni veten në mënyrë që gjërat të bien në vendin e tyre natyrshëm.
Duke fluturar
Çfarë do të thotë: Kur sheh vetën duke fluturuar do të thotë se jeni liruar nga ndonjë rrethanë ose përgjegjësi në jetën reale.
Çfarë duhet të bëni: Sipas Wallace, edhe pse ndjenjën e lehtësisë mund ta shihni vetëm si rastësi ose për shkak ty fatit, nuk është gjithmonë ashtu pasi që ju keni arritur që të menaxhoni një venidm të rëndë.
Të papërgatitur për një provim
Çfarë do të thotë: Testet tregojnë se si i shohim performancat tona, pra sipas Wallace kjo ëndërr është indikator që jeni kritik i performancave tuaja.
Çfarë duhet të bëni: Në vend se ta kritikoni veten pafundësisht, Wallace sugjeron se duhet që t’i vlerësoni talentet që keni.
I zhveshur në publik
Çfarë do të thotë: Ne zgjedhim rrobat që na përshtaten më së shumti dhe në atë mënyrë të tregojmë për veten. Të jesh i zhveshur në publik, sipas Wallace do të thotë se jeni në një situatë në jetën reale që ju bënë të ndiheni shumë i ekspozuar.
Çfarë duhet të bëni: Në vend se të ndiheni i turpëruar, ndonjëherë duhet të hapeni me njerëzit e tjerë që tu tregosh kush në të vërtetë je.
Dukë iu rënë dhëmbi
Çfarë do të thotë: Dhëmbët simbolizojnë atë se sa të fuqishëm ndiheni, pra ndonjëherë disa situata në jetën reale janë duke ju bërë të ndiheni më pak të fuqishëm, ose me vetëbesim.
Çfarë duhet të bëni: Në vend se këtë situatë ta shihni si diçka që ja cenon personalitetin, atëherë duhet që të ballafaqoheni me këto fakte dhe t’i futeni sfidës.
Duke të ndjekur
Çfarë do të thotë: Sipas Wallace, është një situatë në jetën tuaj që nuk dini se si të ballafaqoheni.
Çfarë duhet të bëni: Në këtë situatë është mirë që të vraponi pas një ambicie të caktuar, ndonëse kjo gjë mund të tingëllojë pak a shumë frikësuese sipas Wallace kjo ëndërr po ia tërheq vëmendjen që duhet të vraponi pas një ambicie që keni.