Lajmet e fundit

Prania e madhe e "kortisolit" mund të iu bëjë më të shqetësuar dhe iu shkakton më shumë dëme shëndetësore, prandaj duhet të filloni të flini herët dhe nuk do të keni shumë stres.
Disa studime kanë treguar se njerëzit që flenë më herët janë më të shëndetshëm në krahasim me ata që punojnë natën. Njerëzit të cilët nuk arrijnë të bëjnë gjumë të mjaftueshëm dhe të thellë kanë mundësi më të mëdha për t'u prekur me sëmundje si diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe hipertensionin.
Prania e mjaftueshme e gjumit shkakton edhe numër më të lartë të antitrupave ndaj viruseve, këta persona nuk mund të sëmuren shumë lehtë nga gripi dhe ftohja, shkruan Bright Side.
Bright Side shkruan se disa studime kanë treguar se njerëzit me gjumë të mirë dhe të rehatshëm janë edhe më të lumtur në jetë, si dhe e kanë më të lehtë të kontrollojnë emocionet.
