Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, fëmijët po përgatiten të kthehen në shkollë pas gati dy muajsh pushimesh verore.
Por, ekspertët kanë paralajmëruar se numri i rasteve të koronavirusit mund të rritet në javët e ardhshme.
Profesori, njëherit edhe drejtori klinik kombëtar i Skocisë, Jason Leitch, tha se Mbretëria e Bashkuar mund të përballet me një moment të brishtë në përgjigjen e saj ndaj pandemisë në vazhdim, pasi varianti Delta vazhdon të përhapet dhe rregullat e bllokimit janë të lehtësuara.
Shumica e nxënësve në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut kthehen në klasë të hënën më 6 shtator, prandaj prindërit mund të jenë të shqetësuar për atë që duhet të bëjnë nëse fëmija i tyre preket nga virusi COVID-19.
Rregullat ndryshojnë sipas vendit ku jetoni, psh në shkollat e Anglisë nuk kërkohen më dhe rregullat e izolimit janë lehtësuar.
Sidoqoftë, të gjithë nxënësit e shkollave të mesme ftohen të bëjnë teste të rregullta, shkruan The Independent, përcjell Klankosova.tv.
Nëse fëmija juaj rezulton pozitiv me COVID-19, atij do t’i kërkohet të izolohet në shtëpi për 10 ditë, siç bëhej edhe para pushimeve verore. Sipas udhëzimeve të qeverisë, do t'ju duhet të rezervoni një test tjetër PCR për ta konfirmuar rezultatin dhe fëmija juaj duhet të vazhdojë të izolohet ndërsa pret rezultatet.
Nxënësve ose prindërve të tyre, do t'u kërkohet të japin detaje rreth kontakteve të ngushta në shkollë ose diku tjetër, dhe fëmijëve të tjerë që janë emëruar si kontakte të afërt, më pas do t'u kërkohet të bëjnë testin PCR.
Kontaktet e ngushta nuk do të duhet të izolohen nëse nuk rezultojnë pozitivë në testin për korovirus, kjo përfshin edhe prindërit dhe të tjerët që jetojnë në të njëjtën familje me fëmijën që rezultoi pozitiv në COVID-19.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.