Lajmet e fundit

Kthetrat ju japin mundësinë për të gërvishtur, për t’u ngjitur dhe gërmuar gropa. Por thonjtë janë themelore për aftësitë e shkëlqyera motorike.
A e keni menduar ndonjëherë se si mund t’i ndani faqet e librit ose ta kapni një send të vogël siç është gjilpëra? Kjo është për shkak se njerëzit kanë thonjtë.
Ne mund të kapim gjëra të mëdha dhe gjëra të vogla e të holla me duar. Është një bilanc shumë i bukur. Mund të duket sikur thonjtë nuk kanë shumë ndjesi, por nën këtë guaskë të fortë ka një rrjet të ndërlikuar nervash.
Mund të jeni të privuar nga lidhja shoqërore
Zhvillimi i rregullimit të thonjve ka ardhur nga ideja se teksa thonjtë tanë bëhen gjithnjë e më të vegjël, lehtë mund t’i mirëmbajmë. Dhe kjo ishte arsyeja për më shumë lidhje sociale.
"Kujdesi për thonjtë nuk është më vetëm mirëmbajtje - është vetëshprehje", shkruan botuesja e revistës Nails, Cyndy Drummey. Kjo është mënyra më e lehtë për të gjetur një lidhje të fortë me njerëz që nuk i njihni aq mirë ose për të çimentuar një lidhje që tashmë e keni.
Mund të keni probleme me shëndetin
Një nga arsyet pse ne kemi thonj është që t’i mbajmë viruset dhe bakteret larg trupit tonë. Pra, nëse njerëzit nuk do të kishin thonj, do të sëmureshin më shpesh. Por, nga ana tjetër, kjo do të thotë edhe që më pak papastërti mund të bllokohet nën thonjtë tanë, gjë që mund të shkaktojë të gjitha llojet e infeksioneve.
Do të privoheshit nga një organ shumë i rëndësishëm sinjalizues
Do të habiteni kur zbuloni se thonjtë kanë një përdorim tjetër të rëndësishëm. Ata punojnë për t'ju treguar për disa kushte shëndetësore. Pa to, do të ishte më e vështirë për ne të gjithë të dallonim menjëherë nëse sëmuremi.
Për shembull, qërimi i thonjve mund të sinjalizojë se ka mungesë hekuri në trupin tuaj. Ose kreshtat horizontale në thonjtë mund të tregojnë se nuk keni mjaftueshëm zink.
Do të bëheshit më të ndjeshëm ndaj lëndimeve
Majat e gishtërinjve tanë janë aq të ndjeshëm ndaj lëndimeve sa mund ta keni mësuar në mënyrën e vështirë duke i lënduar ato. Të gjithë ne i kemi këta thonj mbrojtës në majë të gishtërinjve tanë, që i bëjnë gishtat më pak të prekshëm ndaj lëndimeve.