Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë gëzon autonomi subsranciale. Kjo është e rregulluar me Dokumentin e Ahtisarit në nenin 7 të të këtij dokumenti, si vijon:
Neni 7 – Trashëgimia Fetare dhe Kulturore
7.1 Kosova do të sigurojë autonominë dhe mbrojtjen e të gjitha besimeve fetare dhe vendeve të tyre brenda territorit të saj.
7.2 Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë (KOS), duke përfshirë klerin e saj dhe bashkëpunëtorët e saj, aktivitetet dhe pronën, do t'i ofrohen siguri shtesë dhe mbrojtje të tjera për gëzimin e plotë të të drejtave, privilegjeve dhe imuniteteve të saj, siç përcaktohet në Aneksin V të kësaj Marrëveshjeje.
7.3 KOS do të jetë pronari i vetëm i pronës së saj në Kosovë, me diskrecion ekskluziv mbi menaxhimin e pronës së saj dhe qasjen në lokalet e saj, siç përcaktohet në Aneksin V të kësaj Marrëveshjeje.
7.4 Një Këshill Zbatimi dhe Monitorimi (KZM) do të krijohet nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për të monitoruar dhe lehtësuar zbatimin e dispozitave mbi trashëgiminë fetare dhe kulturore, siç përcaktohet në Aneksin V të kësaj Marrëveshjeje.
Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë gëzon autonominë përmes të drejtave, privilegjeve dhe imuniteteve, me diskrecion të plotë të menaxhimit të pronës së saj. Kosova i garanton Kishës Ortodokse Serbe, (Zonave të Mbrojtura) paprekshmërinë e pronës së saj të lëvizshme dhe të palëvizshme.
Në mes tjerash, kjo është esenca e autonomisë së Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Është garancë thelbësore konsititucionale që i ofrohet. Është pjesë e Kushtetutës së Kosovës ashtu siç është Mali Atos në Greqi.
Ajo që duhet theksuar se, si autonomia e KOS, si dhe decentralizimi si autonomi e dekoncetruar e konunave me shunicë serbe janë garanca që pasuan pas trazirave të vitit 2004. Ky është thelbi!
Në vazhdën e shtetndërtimit, kasta politike e Kosovës sfidoj “paprekshmërinë” e pronës së KOS, në veçanti me rastin e Manastirit të Deçanit që u bë një prej kushteve për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Dinjitarët e Kishës Ortodokse Serbe janë sjellur me Republikën e Kosovës janë komportuar ndaj kësaj autonomie (Zonave të Mbrojtura, etj), sipas nevojës dhe mundësisë. KOS si e tillë nuk e njeh shtetin e Kosovës i cili i garanton autonominë, por ka shfrytëzuar të gjitha benefitet që i ofron kjo autonomi.
Ankesat e Patriarhut të KOS, Porfirije përmes letrave të adresuara, Papa Leonit XIV, Presidentit Teump, Presidentit të Feseratës Ruse, Putin, bëjnë thirrje “…të mos lejohet dëbimi i popullit serb nga Kosova dhe u kërkohet “ të përdorin autoritetin e tyre për të mbrojtur popullatën serbe.”
Si rezultat i këtij apeli të kreut të KOS, javën që shkoi Kosovën e vizitoj këshillëtari i presidentit Trump, pastori Mark Burns, i cili anashkaloj takimet me autoritetet (në detyrë) shtetërore, por as dinjitarët fetar të Bashkësisë Islame dhe të Ipeshkëvisë.
Ashtu siç ka ndodhur rrjedha e ngjarjeve në negociatat Kosovë-Serbi që deri më tani ka prodhuar “autonominë vetmenaxhuese” për komunat me shumicë serbe, me ç’rast statuti i “Bashkësisë së Komunave Serbe” pretendon të ndërkombëtarozoj temën përmes arbitrazhit dhe Rezolutes 1244, KOS pretendon poashtuntë ndërkombëtarizoi temën e autonomisë së saj.
Autoritetet kishtare po përpiqen të marrin garanca ndërkombëtare të tipit të Traktatin Lateran (1929) që do ti mundësonte të funksionoj si ekstraterritor brenda shtetit të Kosovës.
Zonat e Mbrojtura si autonomi me paprekshmëri, imunitet, menaxhim të pronave, të garantuara me Kusjtetutën dhe ligjet e Kosovës, pretendohet të kalojn në një nivel tjetër autonom, apo diç më shumë, me garanci ndërkombëtare.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.