Lajmet e fundit

Lokali "Morena" në kryeqytetin e Prishtinës mbrëmë u ka bërë thirrje qytetarëve që nga ora 02:30 të mblidhen për të ndjekur ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Oscar" në të cilën është nominuar filmi kosovar "Shok".
Në këtë lokal për të përcjellë ceremoninë "Oscar" bashkë me shumë qytetarë u pa edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga bashkë me ambasadorin britanik, Ruairi O'Connell, njofton Klan Kosova.
Filmi "Shok" me regji të Jamie Donoughue, producent Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott është nominuar në kategorinë e Filmave të Shkurtër.