Trajneri i ri në ngritje, Cesc Fabregas, do të ketë një përballje të veçantë këtë fundjavë, teksa skuadra e tij do të sfidojë Napoli, të drejtuar nga ish-mentori i tij, Antonio Conte.
Në prag të kësaj ndeshjeje, Fabregas ka kujtuar periudhën kur luante nën urdhrat e Contes te Chelsea, duke theksuar intensitetin e jashtëzakonshëm të stërvitjeve.
“Asnjë trajner nuk më ka bërë të vuaj më shumë në stërvitje sesa Conte. Por në të njëjtën kohë, ai më ka ndihmuar të rritem shumë si lojtar dhe si profesionist", u shpreh Fabregas.
Spanjolli, i cili po ndërton karrierën e tij si trajner, e konsideron këtë duel si një moment të rëndësishëm personal dhe profesional. Ai pranoi se ka mësuar shumë nga metodat e Contes, sidomos në aspektin taktik dhe disiplinën në skuadër./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.