Ish-mesfushori i njohur spanjoll dhe tashmë kryetrajneri i skuadrës së Comos, Cesc Fabregas, ka reaguar me entuziazëm pas spektaklit të jashtëzakonshëm mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich, i cili përfundoi me rezultatin dramatik 5-4.
Në një deklaratë të tij, Fabregas e cilësoi këtë përballje si ndeshjen më të mirë që e ka parë ndonjëherë, duke theksuar nivelin e lartë të futbollit dhe emocionet e pafundme që ofroi sfida.
“Si tifoz futbolli, e shijova jashtëzakonisht shumë. Ishte një ndeshje që të tregonte qartë se ku po shkon futbolli modern", u shpreh ai.
Takimi mes dy gjigantëve evropianë u karakterizua nga ritëm i lartë, sulme të pandalshme dhe kthesa të vazhdueshme në rezultat, duke mbajtur tifozët në ankth deri në sekondat e fundit.
Deklarata e Fabregas reflekton mendimin e shumë analistëve dhe tifozëve, të cilët e konsiderojnë këtë ndeshje si një shembull perfekt të evolucionit të futbollit - më i shpejtë, më ofensiv dhe më spektakolar se kurrë më parë./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.