11.01.2017 · përditësuar para 3471 dite1 min lexim
Tashmë janë të bërë të ditura ceremonitë dhe aktivitetet që do të zhvillohen për të nderuar jetën dhe veprën e tashmë të ndjerit, gazetarit dhe shkrimtarit të njohur, Ramiz Kelmendi.
“Në orën 10:30 fillojnë homazhet në Teatrin Kombëtar, në orën 12:30 në të njëjtin vend mbahet mbledhja komemorative dhe në orën 14:00 bëhet varrimi në varrezat e Prishtinës”, ka shkruar nipi i të ndjerit, gazetari Adriatik Kelmendi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Shkrimtari, publicisti e doajeni i gazetarisë, Ramiz Kelmendi ka vdekur në moshën 86 vjeçare.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.