Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 72:66 (16:16, 16:19, 27:11, 13:20), në xhiron e 22-të të Prince Caffe Superligës.
Te Ylli edhe kësaj radhe më i miri ishte Gëzim Morina me 19 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te Rahoveci u dalluan me nga 13 pikë Gary Blackston dhe Jack Pagenkopf.
Kampionët dalin në vendin e parë me 17 fitore e pesë humbje, ndërsa Vreshtarët mbesin në vendin e fundit me dy fitore e 20 humbje.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.