Atalanta ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Ekipi i udhëhequr nga Raffaele Palladino, ka fituar bindshëm ndaj Genoas me rezultat 4:0, ku njërin prej golave e realizoi edhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, në minutin e 19-të.
Në çerekfinale, Atalanta e Gjimshitit për kundërshtar do ta ketë Juventusin e Edon Zhegrovës.
"Zonja e vjetër" mbrëmë mposhti Udinesen me rezultat 2:0.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.