Ekipi i Boston Celtics ka rikthyer epërsinë ndaj Miami Heat në ndeshjet e Playoff-it, duke avancuar 2-1.
Kjo pasi në ndeshjen e tretë fitoi me rezultatin 104-84, nën udhëheqjen e Jayson Tatum i cili realizoi 22 pikë, 11 kërcime dhe 6 asistime.
Ndërsa tek Heat u dallua Bam Adebayo me 20 pikë dhe 9 kërcime. Dueli i radhës mes këtyre dy ekipeve zhvillohet në mëngjesin e së martës me kohën tonë lokale.
https://www.youtube.com/watch?v=vVPvJez4AsM
●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.