Boston Celtics kanë fituar ndeshjen e 7 të serisë së gjysmëfinaleve në Lindje ndaj Philadelphia 76ers me rezultatin 112-88.
Fituesit u udhëhoqën nga Jayson Tatum i cili theu rekord për më së shumti pikë të shënuara në një ndeshje të 7 të playoff-it në histori të NBA.
Ylli i "Keltëve" regjistroi 51 pikë, 13 kërcime dhe 5 asistime në këtë ballafaqim.
Celtics në finale të Konferencës së Lindjes do të ballafaqohen me Miami Heat dhe seria e këtyre ndeshjeve fillon të enjten në mëngjes me kohën tonë lokale.
https://www.youtube.com/watch?v=wVIMR6t_hvU
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iO●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.