Boston Celtics ka shënuar fitoren e radhës ndaj Atlanta Hawks, me rezultat 129-121, duke e çuar serinë në 3-1.
Celtics dominuan në dy çerekët e parë dhe në të fundit për ta siguruar fitoren në fund.
Më i dalluari në fitoren e Bostonit ishte Jaylen Brown, me 31 pikë, katër kërcime dhe tri asistime.
Minnesota Timberwolves triumfoi ndaj Denver Nuggets me rezultat 114-108, në ndeshjen e katërt të “Play-Off”-it.
Kështu Nuggets janë duke udhëhequr me rezultat 3-1, dhe iu duhet edhe një fitore për ta siguruar fazën tjetër.
Kjo ndeshje ishte mjaft e baraspeshuar pasi sa njëra sa tjetra ishte duke dominuar, por në fund fitorja i takoi Minnesotas.
Më i dalluari në ndeshje ishte Nikola Jokiq me 43 pikë, 11 kërcime dhe gjashtë asistime. /Klankosova.tv.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.