Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se sot gjatë provave të rregullta i ka vizituar valltarët, instrumentistët dhe solistët e ansamblit "Shota".
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se valltarët e "Shotës" vazhdojnë të bëjnë punë të madhe me përkushtim, andaj edhe nuk mungojnë sukseset brenda e jashtë vendit.
"Së fundmi, Ansambli SHOTA shtetit tonë i ka sjellë çmimin kryesor nga Festivali ndërkombëtar i folklorit në Zamora të Spanjës", ka thënë Çeku. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.