Vëllai i Gjyljeta Ukellës, Shpati ka folur para Gjykatës Supreme në seancën ndaj Edmond Lajçit, i dënuar në shkallë të parë dhe të dytë me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij.
Gjatë seancës, vëllai i Ukellës ka shprehur dhimbjen e vazhdueshme pas humbjes së motrës, duke kërkuar burgim të përjetëshëm për Edmond Lajçin.
“Pajtohem me avokaten. Kisha dashtë me i thanë dy fjalë sa i përket ankesës, sipas ankesës së avokatit të palës, ai koka i pafajshëm krejt. Në çdo sen e ka bë ashtu, kështu. Ne çdo ditë si familje përballemi me vdekjen e Gjyljetës. Çdo ditë i shohim tre fëmijët e saj t’u rritë te na, çdo ditë e vuajmë atë që ka ndodh”, tha Shpat Ukella.
Rasti lidhet me ngjarjen e 16 prillit 2024 në Pejë, ku sipas aktakuzës, Lajçi akuzohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij.
Avokatja e familjes Ukella kërkon nga Supremja të mos ndryshojë burgimin e përjetshëm për Edmond Lajçin
Ndryshe, ditë më parë Klan Kosova ka raportuar se avokatja e familjes së të ndjerës Gjyljeta Ukella, Fehmije Gashi-Bytyqi, ka kërkuar nga Gjykata Supreme e Kosovës që ta refuzojë si të pabazuar ankesën e paraqitur nga mbrojtja e Edmond Lajçit dhe të lërë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm të shqiptuar ndaj tij për vrasjen e bashkëshortes.
Në përgjigjen ndaj ankesës së mbrojtësit të Lajçit, të dorëzuar në Gjykatën Supreme, avokatja Gashi-Bytyqi, në emër të tre fëmijëve, nënës, vëllait dhe motrave të Gjyljeta Ukellës, kërkon që të vërtetohet në tërësi aktgjykimi i Gjykatës së Apelit, i cili kishte lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë.
“Ankesa e mbrojtësit të të pandehurit Edmond Lajçi të refuzohet si e pabazuar, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës, me të cilin është vërtetuar aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Pejë, të vërtetohet në tërësi”, thuhet në përgjigjen e dorëzuar në Supreme, të cilën e ka siguruar Klan Kosova.
https://klankosova.tv/avokatja-e-familjes-ukella-kerkon-nga-supremja-te-mos-ndryshoje-burgimin-e-perjetshem-per-edmond-lajcin/
Në arsyetimin e saj, avokatja rikujton se Gjykata Themelore në Pejë, më 18 shkurt 2025, e kishte shpallur fajtor Edmond Lajçin për veprën penale “Vrasje e rëndë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, duke e dënuar me burgim të përjetshëm. Ky vendim më pas ishte vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit.
Çka po kërkon Edmond Lajçi nga Gjykata Supreme, për vendimin pasi vrau gruan e tij?
Përmes një ankese të dorëzuar më 10 maj të këtij viti, në Gjykatën Supreme, Edmond Lajçi i dënuari me burgim të përjetshëm se vrau gruan e tij Gjuljeta Ukella, po i kërkon kësaj instance të drejtësisë që t’ia heqë këtë masë të vuajtjes së dënimit.
I dënuari me burgim të përjetshëm për veprën penale “Vrasje e rëndë”, Edmond Lajçi, përmes mbrojtësit të tij Feim Alaj, i është drejtuar Gjykatës Supreme të Kosovës me ankesë kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, duke kërkuar ndryshimin ose anulimin e vendimit dhe kthimin e çështjes në rigjykim, raporton gazetarja e Klan Kosova, Blerta Ahmeti.
Në ankesën prej 18 faqesh të cilën e ka siguruar Klan Kosova, mbrojtja pretendon se aktgjykimi i Gjykatës së Apelit është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkelje të ligjit penal, vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, si dhe vendim të padrejtë lidhur me sanksionin penal. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/cka-po-kerkon-edmond-lajci-nga-gjykata-supreme-per-vendimin-pasi-vrau-gruan-e-tij/