Cleveland është ekipi i parë që siguron finalen e play-offit në konferencën lindore të NBA.
Në ekipin nga Ohio nuk pati një performancë të mirë nga LeBron James, që shënoi vetëm 15 pikë. Megjithatë, ai kontribuoi me 11 asiste dhe 9 kërcime.
Kjo është hera e pestë me radhë që James mbërrin në finalen e kësaj konference, në katër tjerat ka luajtur si pjesë e Miamit.
Në finale të Lindjes, Cleveland e pret fituesit e duelit Atlanta-Washingtonin. Hawks po udhëheq 3 me 2.
https://www.youtube.com/watch?v=JwupEtJmD_g
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.