Ishte një verë e gjatë merkatoje por pritja ia vlejti për JR Smith, i cili ka zgjedhur të qëndrojë në radhët e Cleveland Cavaliers me të cilët ka rinovuar për dy sezone dhe do të përfitojë rreth 10 milionë dollarë.
Pas zhgënjimit në finalen e qershorit të humbur përballë Golden State, Smith u largua nga klubi me qendër në Acron, i bindur se mund të fitonte më shumë se 6 milionë në sezon.
Gjithsesi faktet treguan se ai gabohej edhe rëndë madje pasi kontratat që u propozuan nga klubet e NBA ishin dukshëm më të ulëta.
Në këtë mënyrë, lojtari bëri një hap pas duke hedhur firmën e rinovimit në kontratën e Cleveland ku u transferua një vit më parë nga New York.
“Jam i lumtur që u riktheva te Cavs“, shkruan Smith që me skuadrën nga Ohio gjeti formën e humbur gjatë viteve të fundit.
Ai shton se projekti i Cleveland e ka bindur dhe dëshiron të qëndrojë në ekipin e LeBron James për të rikthyer titullin që nuk mundi ta fitonte sezonin e fundit.
Rikthimi i JR Smith nuk e mbyll merkaton e Cavaliers që synojnë blerjen e Tristan Thompson, i cili mbetet një lojtar i lirë pasi nuk ka pranuar të hedhë firmën në kontratë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.