Cleveland Cvaliers janë shumë të zënë duke luftuar në disa fonte për të ruajtur fondin e lojtarëve që kanë, por edhe për të sjellë të tjerë.
Por, për momentin ata nuk kanë arritur të nënshkruajnë me lojtarin kryesor, LeBron James, i cili vazhdon të jetë pa kontratë, thonë burime të afërta të
ESPN.com, transmeton Klan Kosova.
Agjenti i James, Rich Paul, u ka bërë të ditur Cavs-ave se kontratë me James nuk do të ketë, derisa klubi të mos i propozojë edhe një ofertë për lojtarin tjetër që Paul përfaqëson, Tristan Thompson.
“James do të nënshkruaj me Cavs, por nuk është se po nxiton për këtë”, thotë burimi i ESPN-it.
Ndërsa Cavs kanë arritur dy kontrata mjaft të rëndësishme, atë prej 110 milionë dollarësh me Kevin Love, që vlen për pesë vjetët e ardhshme dhe me Iman Shumpert për katër vjet e që vlen 40 milionë dollarë amerikanë.