U përfol se mund të kthehej në Brazil në pjesën e dytë të këtij sezoni në formë huazimi, por Casemiro paskësh qenë rehat në Angli.
Në një intervistë të fundit ai është shprehur rehat te Djajtë e Kuq me të cilët do të donte t’i shkonte kontratës deri në fund në “Old Trafford”.
“E respektoj Man Unitedin dhe jam shumë mirënjohës. Më ka mbetur edhe një vit e gjysmë në kontratën time dhe do të doja që ta përmbushja këtu në Manchester”, ka thënë Casemiro për Diario AS.
“Jam komod këtu. Jam i lumtur dhe ashtu është edhe familja ime. Ata janë adaptuar, ne flasim anglisht”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.