Casemiro ka dhënë fjalë të mëdha për kapitenin e tij te Manchester United-i, Bruno Fernandes, i cili së fundmi refuzoi një pasuri nga Arabia Saudite për të ndenjur në "Old Trafford".
"Bruno është zemra e ekipit. Ekipi luan ashtu siç ai luan dhe siç ai dëshiron. Nëse ai dëshiron që ekipi të luajë më përpara, ekipi luan më përpara. Nëse ai dëshiron që ekipi të mbajë topin, ekipi e mban topin", ka thënë Casemiro.
"Ai është lojtari më i rëndësishëm në ekip, sidomos në fazën sulmuese. Ai është lojtari që shënon më shumë, jep më shumë asistime dhe rrezikon më shumë".
"Ai jep gjithçka. Ndonjëherë, gjërat nuk shkojnë mirë për ne, por ai gjithmonë e jep maksimumin. Mendoj se duhet ta vlerësojmë Brunon. Unë e dua të luaj me të, dhe sigurisht, është një kënaqësi të jesh pranë tij në fushë".
"Ai shënon, ai mbron, ai sulmon. Ai është figura e Manchester United-it".
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.