Situata mes Dani Carvajal dhe Real Madridit po kalon një moment delikat.
Mbrojtësi i djathtë, i rikthyer së fundmi nga lëndimi, nuk po gjen minuta nën drejtimin e trajnerit Álvaro Arbeloa, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi të dukshme, transmeton Klankosova.tv.
Carvajal mbeti në stol edhe ndaj Valencias, ndërsa trajneri preferoi alternativa të tjera, përfshirë lojtarë jashtë pozicionit dhe nga ekipi rezervë.
Pas ndeshjes, kapiteni u pa dukshëm i irrituar, duke shtuar spekulimet për një krisje në marrëdhëniet me klubin.
Me kontratë që i skadon në fund të sezonit, e ardhmja e 34-vjeçarit në “Santiago Bernabéu” mbetet e pasigurt nëse situata nuk ndryshon në javët në vijim.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.