Lajmet e fundit

Real Madridi ka transferuar mbrojtësin anësor, Alvaro Carreras, për 50 milionë funte.
Ai pozoi para kabinetit të trofeve të klubit te i cili kishte luajtur për grupmoshtat e reja gjatë viteve 2017-2020.
“Të kthehem te Real Madridi do të thotë gjithçka për mua. Unë vetëm doja të isha këtu”, ka thënë Carreras.
“Erdha këtu si djalë dhe po kthehem si burrë. Premtoj të jap gjithçka që kam. Do luftoj çdo minutë në fushë dhe do jap maksimumin tim. Hala Madrid!”