Magnus Carlsen ka thyer heshtjen e tij gjatë skandalit më të madh të mashtrimit të shahut në historinë e sportit.
Mjeshtri 31-vjeçar norvegjez i shahut u mund gjatë raundit të tretë të Kupës Sinquefield 2022 nga 19-vjeçari amerikan Hans Niemann.
Magnus më vonë postoi një video të menaxherit portugez të futbollit José Mourinho duke thënë: “Preferoj vërtet të mos flas. Nëse flas jam në telashe të mëdha”, duke nënkuptuar mashtrimin.
Elon Musk më pas i bëri share një postimi i cili ofronte një teori se si ndodhi mashtrimi: "Aktualisht i fiksuar me nocionin se Hans Niemann ka mashtruar në turneun e shahut Sinquefield Cup duke përdorur rruaza anale me valë që i vibrojnë atij lëvizjet e duhura".
Drama vazhdoi kur Magnus u tërhoq papritmas pasi bëri një lëvizje të vetme në revanshin e tij të shumëpritur me Hansin.
Tashmë Magnus, shahisti më i vlerësuar në botë, është shprehur me një deklaratë interesante.
“Fatkeqësisht, nuk mund të flas veçanërisht për këtë, por njerëzit mund të nxjerrin përfundimin e tyre dhe sigurisht që e kanë bërë. Më duhet të them se jam shumë i impresionuar nga loja e Niemann dhe mendoj se mentori i tij GM Maxim Dlugy duhet të jetë duke bërë një punë të shkëlqyer", tha Magnus, për Chess24.com.
Ish-trajneri i Hans, Maxim Dlugy, është përjashtuar nga chess.com pasi dyshohet se ka mashtruar në vitin 2017.
Hans ka pranuar se ka mashtruar dy herë në ngjarjet e shahut në internet kur ishte 12 dhe 16 vjeç. Chess.com i njoftoi komunitetit të shahut se e ka ndaluar Hansin nga turnet e tij.
Së fundmi Hans sapo humbi nga GM Le Quang Liem në çerekfinalen e turneut të së enjtes, ndërsa Magnus fitoi ndeshjen e tij çerekfinale.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.