Numri dy i botës së tenisit, spanjolli Carlos Alcaraz ka arritur në çerekfinale të Grand Slamit të US Open pas fitores 3-0 ndaj francezit, Rinderknech duke vazhduar kështu formën e shkëlqyeshme.
Spanjolli është në ndjekje të titullit të dytë në Flushing Meadows, pas triumfit më 2022.
Ai ka arritur në këtë fazë pa humbur asnjë set për herë të parë në karrierë në nivelin Grand Slam, transmeton Klankosova.tv.
Alcaraz do të përballet me numrin 21 të botës Jiri Leheckan në çerekfinale.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.