Carlos Alcaraz ka mposhtur rivalin e tij të përbetuar Jannik Sinner 3-1 në sete për të fituar titullin e 6 grand slam dhe të 2 në "Us Open".
Alcaraz ishte i paprekshëm në setin e parë ku fitoi 6-2, duke humbur të dytin në të cilën Sinner triumfoi 6-3. Mirëpo Alcaraz ktheu formën në setin e tretë dhe të katërt duke fituar 6-1 dhe 6-4 për të triumfuar në New York.
Me këtë fitore Alcaraz ka rikthyer vendin e parë në ranglistë dhe duke e rrëzuar Sinnerin nga froni pas 65 javëve./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.