Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka hedhur poshtë spekulimet e reja që e lidhin atë me vendin të ekipit kombëtar të Brazilit, duke këmbëngulur se nuk ka pasur asnjë kontakt me Konfederatën e Futbollit të Brazilit (CBF) .
"Jo”, tha 64-vjeçari kur u pyet nëse ai kishte zhvilluar ndonjë bisedë me CBF këtë javë, transmeton Klankosova.tv
Ai vazhdoi të riafirmojë angazhimin e tij ndaj Real Madridit , duke thënë: "Unë nuk po largohem nga Madridi. Nuk kam pasur bisedime me Brazilin".
Pavarësisht interesit të vazhdueshëm nga ekipet kombëtare – përfshirë Brazilin – Ancelotti mbetet i fokusuar në drejtimin e Los Blancos deri në fund të sezonit.
Kjo nuk është hera e parë që emri i Ancelottit lidhet me Selecao, por edhe një herë, ai e ka bërë të qartë: zemra e tij – dhe kontrata – mbeten të vendosura në kryeqytetin spanjoll. / Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.