Një grua thotë se duhet t’i falënderohet çantës së saj, pasi doktorët e zbuluan se ajo ka kancer para se të ishte shumë vonë.
29 vjeçarja Jade Lagden nga Britania e Madhe, kishte marrë një çantë të markës Michael Kors në fund të muajit korrik, mirëpo pavarësisht se ishte shumë e lumtur me çantën e re, ajo filloi të kishte dhimbje të tmerrshme të shpatullave dhe të qafës.

Ajo kishte shkuar te mjeku ku ishte diagnostifikuar me kancer në gji, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Përderisa Jade mendonte se çanta e re ia kishte lënduar muskujt, ajo zbuloi se kishte kancer dhe tani i është nënshtruar kimioterapisë.

●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.