Lajmet e fundit

Problemi është që unë nuk e besoj që zotëri Kurti është i gatshëm që të ketë marrëveshje. Tashti ne kemi të bëjmë me një person i cili dëshiron që të ketë gjithçka në dorë, me presidentin kapet gjyqësori, kapet edhe prokuroria. Do të thotë këto janë teje të rëndësishme për zotëri Kurtin momentalisht për shkak se atëherë faktikisht do të thotë gjithçka që ka mbetur apo që pretendohet që ka mbetur pa u kap thjesht me presidentin arrihet për shkak se veç i duhet një nënshkrim”, ka thënë Canaj në emisionin "Info Magazine" në Klan Kosova.Ai theksoi se përvoja e pesë viteve të fundit tregon një bashkëveprim të ngushtë mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar këtë raport si një “binom politik”, i cili, sipas tij, ka ndikuar në funksionimin institucional të vendit.
Ne kemi qenë dëshmitarë në pesë vitet e fundit. Presidentja Osmani deri në një masë ka luajtur rol në linjë me qeverinë, dhe në fund të mandatit është parë një afërsi e madhe me politikat e zotit Kurti”, u shpreh Canaj.Ai gjithashtu shtoi se kjo situatë ka ndikuar edhe në çështje të rëndësishme institucionale dhe politike, përfshirë edhe mosplotësimin e disa pozicioneve të larta shtetërore, duke përmendur si shembull edhe mungesën e kryeprokurorit.