Regjisori Cameron Crowe rpaortohet se po punon në filmn e tij të ri e që në fokus do ta ketë Joni Mitcellin, shkruan NME-ja.
Sipas një raportimi nga Above the Line, krijuesi i Almost Famous, i ka kaluar këto dy vjetët e fundit duke e zhvilluar këtë film bashkë me Joni Mitchellin.
Burime të afërta me Crowen, pohojnë që filmi nuk do të njetë një film standard biografik, apo një dokumentar, dhe do të jetë më shumë autobiografik.
Filmi ende nuk ka një titull, e as një datë daljeje apo kastingu, dhe do të jetë projekti i parë i Crowet pas gjashtë vjetësh.
https://www.youtube.com/watch?v=MvR7Dkg4NQU
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.