Ricardo Calafiori pritet të jetë i gatshëm për Arsenalin pavarësisht se u detyrua të largohej nga skuadra me Italinë.
Ai shqetësoi Topçinjtë kur doli lajmi për largim, mirëpo duket se gjendja nuk ësht serioze.
“Megjithëse u largua nga grumbullimi me Italinë për shkak dëmtimi, Arsenali pret që Riccardo Calafiori të jetë i gatshëm që nga java e ardhshme", shkruan Fabrizio Romano.
Megjithatë, për Arsenalin lajmi i keq është dëmtimi i Gabrielit me Brazilin, i cili pritet të mungojë disa javë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.