Anthony Taylor do të referojë ndeshjen midis Manchester City-t dhe Liverpoolit të dielën.
Dy rivalët do të takohen në kuadër të Premier Ligës, ku kampioni në fuqi ka mbetur prapa në garën për titull por mund t’i prishë punë liderit, të Kuqve, në rast se iu merr pikë.
Tashmë është zyrtarizuar që Taylor do të ndajë drejtësinë në këtë takim, pasi që edhe konsiderohet si referi diskutueshëm më i mirë në Angli.
Sidoqoftë, edhe Taylor shpesh ka qenë subjekt i kritikave nga fansat e klubeve angleze për shkak të disa vendimeve të tij.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.