Final Four i EuroLeague 2026 do të organizohet për herë të dytë në kryeqytetin grek, Athinë, në Telekom Center.
Në njoftimin e bërë nga Liga e Evropës thuhet: “Final Four i Basketbollit për vitin 2026 do të zhvillohet në qytetin e Athinës, Greqi. Në këtë mënyrë, ky turne prestigjioz do të rikthehet në një nga vendet më pasionante të basketbollit.”
Në kuadër të Final Four, gjysmëfinalet do të luhen më 22 maj, ndërsa ndeshja finale më 24 maj.
Sezoni i ri në garën më të rëndësishme për klube në basketbollin evropian do të fillojë më 30 shtator, teksa emocionet e EuroLeague mund t'i ndiqni në kanalet Sport të platformës Art Motion./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.