Organizatorët e festivalit të këngës “Eurovision” njoftuan për datat e mbajtjes së kësaj ngjarjeje kulturore në 2021 në Rotterdam të Holandës me të njëjtën temë “Open Up” të planifikuar për edicionin e këtij viti, para se të anulohej për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Gjysmëfinalet do të mbahen më 18 dhe 20 maj, ndërsa finalja më 22 maj me 41 shtete pjesëmarrëse, pavarësisht dyshimeve të konsiderueshme në lidhje me formatin e saktë, meqë COVID-19 vazhdon të shkaktojë kufizime në gjithë botën.
Bashkimi Evropian i Transmetimeve, EBU tha se po punojnë me katër skenarë, duke filluar nga një version relativisht normal të kësaj gare e deri te ai në të cilin Holanda mund të jetë në karantinë. Në atë rast, performancat do të mbahen pa audiencë live.
Organizatorët thanë se besojnë që performancat live me audiencë të reduktuar dhe me masat e distancës sociale duhet të jenë të mundshme në Ahoy Arena në Roterdam.
Eurovision është një nga ngjarjet më të mëdha televizive në botë, duke tërhequr deri në 200 milionë shikues.
Ky festival përmban performanca të drejtpërdrejta nga shumica e vendeve evropiane edhe më gjerë, përfshirë Izlraelin dhe Australinë.
Këngët e futura për ngjarjen e këtij viti nuk janë më të pranueshme, por 19 vende pjesëmarrëse kanë thënë se do të dërgojnë të njëjtët interpretues ose grup në garën e vitit 2021.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.