Mesfushori defansiv i Barcelonës, Sergio Busqets, thotë se nuk nuk është i shqetësuar për luhatjet në formë, përderisa skuadra ecën mirë.
Spanjollit nuk i pëlqen fama, ndaj rrallherë shihet nëpër media, duke ua lënë këtë gjë bashkëlojtraëve të tij.
“Ka vetëm një gjë që më intereson: të qenit mirë si ekip”.
“Normalisht, trajnerët dhe njohësit e futbollit e dinë vlerën e punës që bëj. Në media nuk kam famë, sepse nuk e dua. Unë nukjam ai që qëndron gjithmonë në Facebook e Tëitter”.
Pesë herë fituesi i La Ligas, që të shtunën do të përballet me Juventus, në finale të Champions League, thotë se arsye tjetër për këtë ‘mosnjohje’ të tij është edhe pozita në të cilën luan.
“Pozita ime bënë që loja ime të mos vërehet, por është shumë e rëndësishme për skuadrën”.
“Megjithëse nuk është pozitë në të cilën vërehem, unë ndjehem mirë në të. Preferoj të jep ndihmëtar, më shumë sesa të marr meritat”.
Busqets megjithëse mund të mos marr meritat nga një pjesë, nga njohësit vlerësohet si një ndër mesfushorët defansiv më të mirë të kohës sonë.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.