Një person zbuloi që bashkëshortja e tij ishte prostitutë pasi që ajo u arrestua live në TV, pas një bastisje të një bordeli.
Igor Alexeev nuk kishte as idenë më të vogël për punën që bënte gruaja e tij, derisa pa në lajme një bastisje të policisë në Bashkortostan në Rusi.
Pas kësaj ai bëri një hulumtim të thjeshtë në internet dhe kuptoi që gruaja e tij Maria ishte e listuar si njëra nga vajzat që ofronte disa shërbime seksuale, njofton Klan Kosova.
Alexeev tani është duke u munduar që të marrë një urdhër nga gjykata përmes së cilit i ndalohet Marias ta takojë vajzën e tyre gjashtëvjeçare.
Ndërsa, Maria ka thënë që bashkëshorti i saj nuk ishte në gjendje që të ofronte mbështetje financiare për familjen, andaj edhe ishte detyruar të punonte si prostitutë.
https://www.youtube.com/watch?v=HkxCYjXISEE
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.