Një burrë nga Florida e ShBA-së ka grumbulluar një koleksion prej 2 mijë e 467 kopjesh të filmit “Titanic” të vitit 1997 në VHS - dhe synon të arrijë në 1 milion.
Burri i zonës Largo, i identifikuar si JD ose TitanicFan97 në YouTube, tha se ai merret me dyqanet e rrobave të përdorura dhe shitjet e garazheve për kopjet VHS të filmit të James Cameron dhe ndjekësit e mediave sociale i kanë dërguar me postë kaseta nga e gjithë bota.
"Nuk mund t'i shpëtosh këtij filmi. Të gjithë e kanë pasur, gjyshja jote, mamaja jote, babi yt, kushdo qoftë, dikush në familjen tënde e ka pasur këtë film", tha JD për WFTS-TV.
JD shtoi se synon të mbledhë 1 milion kopje dhe të fitojë rekordin botëror për koleksionin më të madh të kasetave VHS të filmit Titanic.
"Unë shkoj të fle duke menduar për Titanikun dhe zgjohem duke menduar për Titanikun", tha JD.
Ai po i kërkon kujtdo që ka kopje rezervë VHS të Titanikut t'i dërgojë ato në këtë adresë: P.O. Box 5355 Largo, Fla., 33779.
https://www.youtube.com/watch?v=ox3G7sXoPW4
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.