Një burrë dhe një grua, shtetas serb pas një mosmarrëveshje dyshohet se janë përleshur më njëri-tjetrin.
Si pasojë e kësaj të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor të Mitrovicës së Veriut ku me intervistim dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, njofton klankosova.tv.
“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull shtetas të Serbisë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Të dyshuarit nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton raporti i policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.