Pas 46 xhirosh janë marrë vesh klubet që do të hyjnë apo që kanë mundësi të hyjnë në Prmeier Ligë edicionin e ardhshëm.
Burnley dhe Leeds zënë dy vendet e para dhe e kishin siguruar më herët promovimin. Burnelyt i bie të kthehet menjëherë në Premier Ligë, një vit pasi kishte rënë në Championship.
Ndërkaq, edhe Sheffield United ka gjasa të kthehet pasi bashkë me Sunderland, Coventry dhe Bristol City do të garojnë në Plejof në kërkim të vendit të tretë që shpie në ligën elitare angleze.
Ndërkaq, nga edicioni i ardhshëm në Premier Ligë nuk do të jenë më Southamptoni, Leicester City dhe Ipswichi.
Për më tepër, nga Championshipi kanë rënë Lutoni, Plymouthi dhe Cardiffi.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.