Faqja zyrtare e ligës gjermane, Bundesliga, ka publikuar një video ku shihen golat më të bukur të yllit të Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani me klubin e tij, Hoffenheim, në prag të ndeshjes Hoffenheim – Mainz, e cila zhvillohet sot (e shtunë), në ora 15:30, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 28 në ligën gjermane
Asllani është duke u konsideruar si ylli i Hoffenheimit, ndërsa pritet që në afatin kalimtar veror të bëjë lëvizje te ndonjë skuadër tjetër, transmeton KlanKosova.tv.
Vlera e 23-vjeçarit sipas Trasnfermarkt, aktualisht është 30 milionë euro, ndërsa interesim për të kanë shprehur klube të mëdha si Barcelona, Bayern Munich dhe disa klube angleze.
Megjithatë, fokusi i Asllanit për momentin është të shkëlqejë me skuadrën e tij aktuale.
Ylli i Kombëtares së Kosovës, në këtë sezon është paraqitur në 28 ndeshje ku ka shënuar 9 gol dhe ka krijuar 8 asistime.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.