Kryetari i komunës së Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, e ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale në këtë komunë me tri zotime kryesore.
Bulliqi tha se tri zotimet kryesore lidhen me shëndetësinë, arsimin dhe urbanizim.
Ai tha se në shëndetësi do të ndërtojnë urgjencën e qytetit dhe do t’i kryjnë pagesat për fëmijët me autizëm dhe poashtu do ta ndërtojnë shtëpinë për qëndrimin ditor për të moshuarit.
“Në arsim do të gjashtëfishojmë buxhetin për investime kapitale. Do t’i furnizojmë të gjitha shkollat me laboratorë e kabinete të informatikës. Secila shkollë do të ketë nga një psikolog dhe do t’i ndërtojmë edhe tri çerdhe të reja”, ka thënë Bulliqi, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, Bulliqi tha se në urbanizëm do ta ndërtojnë unazën e qytetit e do ta ndërtojnë parkingun nëntokësor në sheshin “Ali Ajeti”.
“Poashtu do ta ndërtojmë stacionin e autobusëve dhe do ta përfundojmë planin e mobilitietit të qytetit, do e bëjmë hapjen e rrugëve të reja në qytet, do i përmbyllim investimet infrastrukturore dhe do të sigurojmë ndriçim në të gjitha lagjet dhe fshatrat e qytetit të Podujevës”, ka thënë Bulliqi përmes një videomesazhi, përcjellë Klankosova.tv.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.